KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Ο Εμρέ αγαπούσε τον Μουρίκι ως συμπαίκτη, τώρα στον νέο του ρόλο

Vedat Muriqi

Vedat Muriqi pritet të kthehet në pozitën e sulmuesit kryesor te Fenerbahçe, pas ardhjes së Emre Belozoglut si trajner i ri i skuadrës. 

Muriqi në mesjavë e shënoi golin e fitores 3:2 ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve. Në atë ndeshje hyri si zëvendësues, por la gjurmë të madhe në fitoren e jashtëzakonshme ndaj gjigantit anglez. 

“CNNTurk” ka shkruar të shtunën se Belozoglu kundër Çorumit të dielën nga ora 14:00 në Superligën e Turqisë, e sheh sulmuesin 32-vjeçar të Kosovës si titullar. 

Muriqi në 17 ndeshjet e këtij sezoni me Fenerbahçen i ka realizuar nëntë gola e dy asistime. 

Emre Belozoglu dhe Vedat Muriqi në periudhën e parë të sulmuesit të Kosovës te Fenerbahçe, kanë qenë bashkëlojtarë. 

Ish-mesfushoru Belozoglu ka pasur marrëdhënie tejet të mira me sulmuesin shtatlartë. 

Ai kishte thënë se ishte kënaqur shumë duke luajtur me Vedatin në skuadër. 

“Si të gjithë tifozët e Fenerbahçes, jemi paksa të mërzitur. Ndarjet janë po ashtu pjesë e dashurisë. Zemrat tona do të jenë përgjithmonë bashkë. I uroj sukses në karrierë. Kjo është shtëpia e tij. I uroj atij suksese të pafundme. Uroj që Zoti të mos ia ndal sukseset”, kishte thënë Emre Belozoglu në vitin 2020 pasi Vedat Muriqi u largua në drejtim të Lazios për 17.5 milionë euro. 

Në përshëndetjen e asaj kohe të Muriqit, thuhej se “do të shihemi së shpejti”. 

Muriqi u kthye te Fenerbahçe në verën e këtij viti për 15.5 milionë euro nga Mallorca, ku vendosi disa rekorde.