KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Ο Διευθύνων Σύμβουλος της Nvidia παραδέχεται εξωσυζυγική σχέση, η εταιρεία διερευνά υποψίες για ξένη κατασκοπεία

Τζένσεν Χουάνγκ

Φωτογραφία: Associated Press

Drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, ka pranuar se ka pasur një lidhje jashtëmartesore, ndërsa kompania e tij ka njoftuar se do të hetojë raportimet, sipas të cilave ai ishte “shënjestër e një operacioni të inteligjencës së huaj”.

Këto dy deklarata të ndara vijnë në një kohë kur po shtohen shqetësimet për marrëdhënien e ngushtë të Huang me një drejtuese të kompanisë teknologjike Megaspeed, me seli në Singapor, Alice Huang. 

Disa media amerikane kanë raportuar se zyrtarët amerikanë dyshojnë se Alice Huang, e cila nuk ka lidhje familjare me Jensen Huang, i ka përcjellë informacione sekrete Kinës dhe ka ndihmuar në kontrabandimin e çipave të avancuar të inteligjencës artificiale drejt këtij vendi.

Kjo polemikë mund të dëmtojë besimin te kompania e dytë më e madhe në botë, e cila është kthyer në një nga simbolet kryesore të bumit të inteligjencës artificiale, në një kohë kur SHBA-ja dhe Kina po garojnë për të arritur epërsinë teknologjike ndaj njëra-tjetrës.

Në një mesazh drejtuar punonjësve të Nvidia-s, Huang pranoi se kishte qenë “jobesnik” ndaj bashkëshortes dhe se i kishte lënduar atë dhe fëmijët e tij. Ai nuk e ka bërë të ditur identitetin e personit tjetër me të cilin kishte pasur lidhjen.

“Unë marr përgjegjësinë e plotë për atë që kam bërë dhe për dhimbjen që kam shkaktuar, dhe i pranoj kritikat që vijnë si pasojë”, ka thënë Huang, 63 vjeç, duke shtuar se e mbështet hetimin e Nvidia-s. 

“Jam i përkushtuar për mbrojtjen e Nvidia-s dhe për mbështetjen e sigurisë kombëtare të Amerikës”, ka shtuar.

Ndërkohë, kompania ka njoftuar të dielën, përmes një komunikate për shtyp, se një komitet i përbërë nga anëtarë të pavarur të bordit drejtues dhe këshilltarë ligjorë të jashtëm do të mbikëqyrë hetimin.

“Bordi e konsideron sigurinë kombëtare dhe ekonomike të SHBA-së si përparësi, pasi ajo është thelbësore për interesat e Nvidia-s dhe aksionarëve të saj”, thuhet në deklaratë. Megjithatë, bordi theksoi se “nuk ka arsye të besojë se siguria kombëtare apo sekretet e Nvidia-s janë komprometuar”.

Në një reagim, Dan Ives, partner dhe drejtor menaxhues i lartë në bankën tregtare Yorkville & Ives Co., e ka cilësuar lajmin si “një njollë në reputacionin e Jensen Huang”, që do të shtojë kontrollin mbi shitjet e çipave drejt Kinës, për të cilat Huang ka lobuar edhe më parë.