KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Αύριο οι ενδιάμεσες εκλογές στις ΗΠΑ - Όλα όσα πρέπει να ξέρετε

Ντόναλντ Τραμπ

Φωτογραφία: Associated Press

Amerikanët do t’u drejtohen kutive të votimit të martën për zgjedhjet e mesmandatit të cilat do të përcaktojnë se kush do ta kontrollojë Kongresin gjatë dy vjetëve të fundit të mandatit të presidentit Donald Trump.

Rezultatet do të shërbejnë si vlerësimi i parë mbarëkombëtar për presidencën e Trumpit, duke treguar nëse votuesit duan t’ia kufizojnë pushtetin presidentit republikan, duke u dhënë demokratëve kontrollin e njërës apo të të dyja dhomave të Kongresit, apo nëse janë të gatshëm të pranojnë gjendjen aktuale, pavarësisht pakënaqësive për koston e jetesës dhe luftën kundër Iranit të udhëhequr nga SHBA-ja.

Rezultati mund të riformësojë gjithashtu debatet brenda të dyja partive lidhur me mesazhet dhe politikat që gjejnë më shumë mbështetje te votuesit, në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2028.

Më poshtë janë gjashtë çështjet kryesore që duhen ndjekur gjatë ditës së zgjedhjeve:

Garat do të përcaktojnë kontrollin e Kongresit 

Demokratëve u nevojiten të paktën katër vende si në Dhomën e Përfaqësuesve, ashtu edhe në Senatin amerikan, për të përmbysur shumicat e ngushta të republikanëve, përkatësisht 218 me 214 vende dhe 53 me 47 vende.

Demokratët pritet gjerësisht të rimarrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, por gara për Senatin mbetet shumë e ngushtë. Shkalla e fitoreve të demokratëve në njërën apo të dyja dhomat do të përcaktojë aftësinë e Trumpit për të çuar përpara agjendën e tij.

Fitorja e demokratëve në njërën apo të dyja dhomat ka të ngjarë të nxisë hetime lidhur me etikën e Trumpit dhe administratës së tij, mënyrën se si e kanë trajtuar zbatimin e ligjeve të imigracionit dhe luftën me Iranin.

Një rezultat më i mirë se sa pritej për republikanët mund ta forcojë kontrollin e Trumpit mbi partinë.

Ndërsa humbjet e mëdha mund të shtojnë presionin për rishikimin e politikave që nuk kanë gjetur mbështetje, si tarifat doganore dhe lufta, si dhe të ndikojnë në mesazhet e kandidatëve që synojnë ta pasojnë atë.

Rezultatet e para nga zonat elektorale në Florida dhe Virxhinia, ku aktualisht përfaqësuesit janë republikanë, mund të japin sinjale për përmasat e fitoreve të mundshme të demokratëve. Fitoret në zonat ku gara është e ngushtë do të tregonin një rezultat të mirë për demokratët, ndërsa fitoret në zona me prirje më të fortë republikane mund të sinjalizonin një reagim shumë më të gjerë kundër Trumpit dhe politikave të tij.

Gara e ngushtë për Senatin ka të ngjarë të vendoset në gjashtë deri në tetë shtete. Demokratëve u duhet të fitojnë disa vende që aktualisht mbahen nga republikanët, në shtete ku Trumpi fitoi me diferencë dyshifrore në vitin 2024, përfshirë Ohajon, Ajovën, Alaskën dhe Teksasin.

Edhe Kansasi, pavarësisht fitores së Trumpit me 16 pikë përqindjeje atje, është shndërruar në një shtet konkurrues gjatë javëve të fundit. Një fitore e demokratëve do të sinjalizonte një valë më të gjerë kundërshtimi.

Republikanët mund ta ruajnë kontrollin nëse fitojnë në shumicën e këtyre garave, ndërsa demokratëve ka të ngjarë t'u duhet të mbajnë vendin në Miçigan dhe të fitojnë atë në Mejn.
Problemet në qendrat e votimit dhe numërimi i votave 

Zyrtarët zgjedhorë kanë paralajmëruar se garat e ngushta mund të shkaktojnë mosmarrëveshje lidhur me të drejtën e votuesve për të votuar, numërimin e fletëvotimeve dhe certifikimin e rezultateve.

Radhët e gjata, defektet në makineritë e votimit apo kundërshtimet nga vëzhguesit partiakë mund të çojnë gjithashtu në procese gjyqësore dhe vonesa në shpalljen e rezultateve.

Departamenti i Drejtësisë i administratës Trump planifikon të angazhojë rreth 1.000 vëzhgues në të gjithë vendin gjatë ditës së zgjedhjeve, afërsisht trefishin e numrit të përdorur në zgjedhjet e fundit të mesmandatit. Ky veprim ka shqetësuar disa zyrtarë lokalë, të cilët druhen se prania e tyre mund t'i frikësojë votuesit, ndonëse Departamenti i Drejtësisë thotë se këto shqetësime janë të pabazuara.

Disa zyrtarë zgjedhorë dhe ekspertë ligjorë kanë shprehur frikën se hetimet federale dhe sfidat ligjore mund të vonojnë ose pengojnë certifikimin e rezultateve zgjedhore në garat e ngushta.

Më 22 tetor, Departamenti i Drejtësisë i Trumpit ngriti padi për të penguar paraprakisht Alaskën që të certifikojë rezultatet e garës për Senat, në rast se kandidati republikan që synon rizgjedhjen humbet me diferencë të ngushtë. Departamenti argumentoi se votuesit mund të ngatërrohen, pasi dy kandidatë republikanë në fletëvotim kanë emra pothuajse identikë.

Më 22 tetor, prokurori i përgjithshëm Todd Blanche refuzoi të përjashtonte mundësinë e ndërhyrjes së Departamentit të Drejtësisë në proceset e certifikimit të rezultateve zgjedhore nga shtetet, duke thënë se rrethana të jashtëzakonshme mund ta justifikojnë një veprim të tillë.

Disa shtete gjithashtu nuk pritet të publikojnë rezultate të plota gjatë natës së zgjedhjeve, veçanërisht në garat e ngushta, duke krijuar terren të përshtatshëm për mosmarrëveshje.

Reagimi i Trumpit ndaj rezultateve 

Mënyra se si do të reagojë Trumpi ndaj rezultateve, veçanërisht nëse republikanët humbin kontrollin e Kongresit, mund të bëhet një nga zhvillimet kryesore të natës së zgjedhjeve.

Në orët e para të 4 nëntorit 2020, përpara se të përfundonte numërimi i votave në disa shtete, Trumpi shpalli fitoren dhe kërkoi ndalimin e numërimit.

Ai përfundimisht humbi ndaj demokratit Joe Biden, por vazhdoi të pretendonte në mënyrë të rreme se zgjedhjet ishin vjedhur. Kjo ndihmoi në nxitjen e sulmit të 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit amerikan, nga një turmë mbështetësish të tij që synonin të pengonin certifikimin nga Kongresi të fitores së Bidenit.

Trumpi ende pretendon në mënyrë të rreme se i fitoi zgjedhjet e vitit 2020 dhe ka vënë në dyshim integritetin e këtyre zgjedhjeve të mesmandatit, duke ngritur mundësinë e kundërshtimeve nga republikanët nëse partia humb kontrollin e njërës apo të të dyja dhomave.

Këtë vit, administrata Trump u ka kërkuar shteteve të dhëna për votuesit dhe ka nisur hetime lidhur me votimin nga persona që nuk janë shtetas amerikanë. Megjithatë, ekspertët zgjedhorë dhe studimet kanë gjetur pak prova që mbështesin pretendime të tilla. Së fundmi, administrata ngriti padi kundër Kalifornisë për fletëvotime të dyshuara se ishin hedhur nga persona pa shtetësi amerikane.

Συμμετοχή στις εκλογές 

Pjesëmarrja e mbështetësve kryesorë të të dyja partive do të jetë e rëndësishme. Sondazhet e opinionit treguan se demokratët ishin dukshëm më të motivuar për të votuar sesa republikanët në prag të ditës së zgjedhjeve.

Megjithatë, strategët politikë paralajmërojnë se grupet që përbëjnë elektoratin demokrat, përfshirë të rinjtë, votuesit me ngjyrë dhe ata hispanikë, historikisht kanë marrë pjesë në zgjedhjet e mesmandatit në përqindje më të ulët sesa në vitet e zgjedhjeve presidenciale.

Sondazhet tregojnë se këto grupe vazhdojnë të kenë skepticizëm ndaj të dyja partive, veçanërisht për shkak të kostos së jetesës. Nëse pjesëmarrja e tyre është më e ulët se sa pritet, demokratët mund të arrijnë një rezultat më të dobët në ditën e zgjedhjeve.

Të dhënat për votimin e hershëm në shtetet që regjistrojnë votuesit sipas përkatësisë partiake treguan angazhim më të madh të demokratëve. Por republikanët argumentojnë se shumë prej mbështetësve të tyre tradicionalisht presin deri në ditën e zgjedhjeve për të votuar.

Çfarë nënkuptojnë rezultatet për garën e vitit 2028?

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, demokratët janë ndarë mes atyre që kërkojnë një mesazh ekonomik më populist dhe atyre që favorizojnë një qasje të qendrës, me synimin për të rikthyer votuesit e pavendosur.

Rezultatet e forta të kandidatëve të moderuar dhe atyre të krahut të majtë të martën do t'u mundësojnë të dyja fraksioneve të pretendojnë se politikat e tyre kanë marrë mbështetjen e votuesve. 

Kjo mund të hapë rrugën për një garë të mbushur me kandidatë dhe potencialisht të tensionuar për nominimin e demokratëve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.