KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Η Μόσχα μπορεί να υπογράψει συμφωνίες μη επίθεσης με χώρες του ΝΑΤΟ, λέει ο επικεφαλής διαπραγματευτής της Ρωσίας

Βλαντιμίρ Μεντίνσκι

Φωτογραφία: Associated Press

Diplomati i lartë rus, Vladimir Medinsky, ka deklaruar të mërkurën se Moska mund të lidhë pakte të mossulmimit me shtetet anëtare të NATO-s, si pjesë e një arkitekture të re të sigurisë në Evropë, e cila po diskutohet në kuadër të procesit të paqes në Ukrainë.

Medinsky, kryenegociatori i Rusisë në bisedimet për Ukrainën, të cilat rifilluan këtë javë për herë të parë që nga shkurti, ka thënë se krijimi i një kornize të re të sigurisë për Evropën ishte tema kryesore e dy ditëve të negociatave në Abu Dhabi. Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje për diskutimet.

Ndërkohë, diplomati i lartë i ministrisë së Jashtme ruse, Alexey Drobinin, ka prezantuar të mërkurën në një konferencë për sigurinë në Moskë disa propozime konkrete për këtë çështje.

Propozimi i parë parashikon krijimin e një aleance të përbashkët mbrojtëse ose marrëveshje dypalëshe për ndihmë të ndërsjellë, të ngjashme me ato që Rusia ka me Bjellorusinë dhe Korenë e Veriut.

Mundësia e dytë përfshin marrëveshje politike për të mos ndihmuar kundërshtarët e njëri-tjetrit në rast agresioni, siç është pakti që Moska ka me Iranin.

Opsioni i tretë parasheh nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe të mossulmimit.

“Marrëveshje të tilla mund të arrihen, ndër të tjera, edhe me shtete të veçanta anëtare të NATO-s, të cilat më pas do të merrnin, për shembull, garanci shtesë individuale të sigurisë nga Federata Ruse”, ka thënë Drobinin.

Megjithatë, disa politikanë evropianë kundërshtojnë diskutimin për një arkitekturë të përgjithshme të sigurisë në Evropë, duke argumentuar se fillimisht duhet të arrihet përparim në çështjen e Ukrainës, përfshirë një marrëveshje për armëpushim. 

Në anën tjetër, zyrtarët amerikanë kanë bërë të qartë se janë të hapur për diskutime të tilla.

Διαβάστε άλλες ενημερώσεις
Βολωμούμυρ Ζέλενσκι

Οι συνομιλίες για την Ουκρανία συνεχίζονται σήμερα, λέει ο Ζελένσκι ότι ο Πούτιν ζει σε «μια διαφορετική πραγματικότητα»

Ο πρόεδρος της Ουκρανίας Βολοντίμιρ Ζελένσκι δήλωσε ότι οι Ηνωμένες Πολιτείες υποστήριξαν την αξιολόγηση της Ουκρανίας για την κατάσταση στη...