KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Η Microsoft αποκαλύπτει την αιτία της διακοπής της υπηρεσίας: Το πρόβλημα παρουσιάστηκε κατά τη διάρκεια μιας ενημέρωσης δικτύου

Microsoft

Microsofti ka kërkuar falje për ndërprerjen e gjerë të shërbimeve të saj, duke bërë të ditur se shkaku ishte një problem teknik që ndodhi gjatë një përditësimi të rrjetit dhe se incidenti nuk ishte pasojë e ndonjë sulmi kibernetik apo problemi me inteligjencën artificiale.

“Na vjen thellësisht keq për problemet që ky incident u ka shkaktuar përdoruesve dhe partnerëve tanë. E dimë se sa shumë u besojnë ata shërbimeve tona dhe e marrim këtë përgjegjësi jashtëzakonisht seriozisht”, ka thënë kompania në një deklaratë në rrjetin X.

Sipas Microsoftit, problemi teknik nuk ishte i lidhur me aktivitete kibernetike, inteligjencën artificiale apo agjentët e AI-së. Kompania ka bërë të ditur se problemi kishte nisur gjatë një përditësimi të mëparshëm për rritjen e kapacitetit të rrjetit dhe u shfaq pas një ndryshimi të fundit në rrjet.

Microsofti ka njoftuar se shkaku i problemit është eliminuar dhe se shërbimet kanë nisur të rikthehen. Kompania ka thënë se rikthimi po bëhet gradualisht për përdoruesit dhe rajonet që ende janë të prekur.

“Duke pasur parasysh volumin e kërkesave, i rikthyem shërbimet gradualisht dhe kontrolluam stabilitetin në secilën fazë. Edhe pse kjo zgjati më shumë, na ndihmoi të sigurojmë një rikthim të qëndrueshëm”, ka shpjeguar Microsofti.

Kompania ka bërë të ditur gjithashtu se do të publikojë një raport të detajuar për incidentin pasi të përfundojë analiza e plotë e tij.

Ndërprerja preku shërbime të shumta të Microsoftit në mbarë botën, përfshirë Outlook, Teams, Copilot dhe platforma të tjera, duke nisur nga pasditja e së enjtes.