KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Συναγερμός για βόμβα: Εκκενώθηκαν 300 σχολεία στην Ιταλία

Σχολείο Ιταλίας

Të paktën 300 shkolla në Itali janë evakuuar të mërkurën, pasi kanë pranuar të njëjtin mesazh kërcënues për bombë, ka bërë të ditur ministri i Arsimit, Giuseppe Valditara.

Alarmi i sigurisë vjen në një kohë kur në Evropë janë shtuar shqetësimet për të ashtuquajturën luftë hibride, e cila ka shënjestruar së fundmi supermarkete, banka gjaku, trafikun ajror dhe transmetuesit televizivë.

Ministri Valditara ka thënë për televizionin La7 se nga kërcënimet janë prekur 300 shkolla, ndërsa numri mund të rritet.

“Pas një alarmi për bombë në shkallë kombëtare, ju informojmë se të gjithë nxënësit janë dërguar në një zonë të sigurt dhe mbeten nën mbikëqyrjen e stafit mësimor”, thuhej në një njoftim të një shkolle në Romë drejtuar prindërve.

Sipas një burimi qeveritar në dijeni të çështjes, emaili kërcënues ishte nënshkruar nga “Mikhail Andropov, udhëheqës i Vilayat të Misoginistanit”.

Policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur rastin, ka konfirmuar një zëdhënës i policisë së Romës.