Trepça e nisi edicionin në “FIBA Europe Cup” me humbje nga Promitheas Patras.
Më pas lidhi tri fitore. Por të mërkurën mbrëma, kampionia e Kosovës u mposht në përballjen e dytë me skuadrën greke.
Trepça humbi në Greqi me rezultatin 81:71.
Dallimi i madh në rezultat u bë në periudhën e parë, të cilën vendësit e fituan 17:9.
Çereku i dytë i takoi Trepçës 22:20, ndërsa pjesa e parë u mbyll 37:31 për nikoqirët.
Η τρίτη περίοδος ήταν ισοπαλία, 16:16.
Shkëputja e Promitheas Patras nisi menjëherë në fillim të dhjetëminutëshit të fundit dhe në fund fitorja u takoi vendësve që kanë katër fitore e dy disfata. Trepça ka tri fitore e po aq humbje.
JP Tokoto u dallua me 11 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime te Trepça. Pikë dyshifrore patën vetëm edhe Shawn Jones dhe Andrew Telwell. Jones i realizoi 15 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa Thelwell i pati 12 pikë, dy kërcime e një asistim.
Mungoi kontributi i lojtarëve vendorë. Mikaile Tmushiq i pati tetë pikë, Dardan Kapiti katër pikë, ndërsa Drilon Hajrizi e mbylli ndeshjen me dy pikë.
Trepça duelin e radhës e luan më 18 nëntor ndaj Splitit në palestrën “Minatori”.