KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Αδελφός της Ντόνιτα Παγιαζίταϊ: Ο διορισμός του Χατζοσάι ως αναπληρωτή γενικού εισαγγελέα βαθαίνει την δυσπιστία στη δικαιοσύνη

Donjeta Pajazitaj

Shkëlqimi Pajazitaj, vëllai i Donjeta Pajazitajt, gruas që u gjet e vrarë në vitin 2015 në bjeshkët e Strellcit, ka thënë se emërimi i Valbona Disha-Haxhosajt si ushtruese e detyrës së kryeprokurores në Pejë e thellon mosbesimin në drejtësi.

Disha-Haxhosaj u emërua në krye të prokurorisë në Pejë gjatë ditës së sotme pas suspendimit të Lumturije Vuçetaj. Vuçetaj bashkë me prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri u suspenduan pas vrasjes së Arlinda Zekajt katër ditë më parë në Vitomiricë. 

Në një reagim në rrjetet sociale, vëllai i Donjeta Pajazitajt ka thënë se Disha-Haxhosaj ka qenë prokurore në rastin e motrës së tij. Ka shtuar se tash e 11 vjet ende po presin zbardhjen e rastit. 

“Në vend që të bëhet thirrje për #Drejtësi, ky vendim po e thellon edhe më shumë mosbesimin tim ndaj sistemit të drejtësisë! Si është e mundur që Valbona Disha Haxhosaj të emërohet në krye të prokurorisë, ndërsa rasti i motrës sime, Donjeta Pajazitaj, edhe pas 11 vjetësh ende nuk ka marrë një epilog përfundimtar? Kush do të japë përgjigje për këto vite pritjeje?  Kush do të mbajë përgjegjësi për mënyrën se si është trajtuar rasti i Donjetës? Kërkoj transparencë, llogaridhënie dhe sqarime konkrete nga institucionet përkatëse. Familja ime ka të drejtë të dijë se çfarë ka ndodhur me rastin e motrës sime”, ka shkruar Shkëlqimi. 

Donjeta Pajazitaj u vra më 9 nëntor të vitit 2015. Trupi i saj u gjet në bjeshkët e Strellcit në Deçan, në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë”. Naser Pajazitaj ishte i akuzuari se ka kryer vrasjen. 

Gjykata Themelore në Pejë një herë e kishte shpallur të pafajshëm Naser Pajazitajn dhe një herë e kishte dënuar me burgim të përjetshëm. Në të dyja rastet, Apeli e kishte kthyer në rigjykim. Më pas, rasti ishte bartur në Ferizaj. Gjykata në Ferizaj e kishte dënuar me burgim të përjetshëm. Por në mes të vitit 2023, Supremja e kishte liruar. Që atëherë, nuk ka pasur ndonjë zhvillim të ri.