KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Η Σιρόκα - Πούλα παρασημοφόρησε τον Αμερικανό Στρατηγό Όσμπορν με το Προεδρικό Στρατιωτικό Μετάλλιο

Justina Shiroka- Pula και Steven Osborn

Presidentja Justina Shiroka- Pula e ka dekoruar gjeneralin amerikan Steven Osborn, Adjutant i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Iowas me Medaljen Presidenciale Ushtarake të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e Zyrës së Presidencës thuhet se dekorata iu nda në shenjë mirënjohjeje për lidershipin e tij të shquar, kontributin në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës, si dhe për forcimin e partneritetit ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në njoftim thuhet se Shiroka - Pula theksoi rëndësinë e partneritetit ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili gjatë 15 vjetëve ka kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, përmes trajnimeve, ushtrimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.

Presidentja thuhet se ka shprehur mirënjohjen për përkushtimin e gjeneralit Osborn dhe mbështetjen e tij për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.

Ajo theksoi se partneriteti me ShBA-të është strategjik për Kosovën dhe është ndërtuar mbi besimin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta. Në këtë kontekst, Presidentja Shiroka Pula potencoi se kjo miqësi dhe ky partneritet do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Presidencës.