KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

PDK: Ο Διευθυντής Αστυνομίας δεν μπορεί να είναι θύμα του Υπουργού Σβέτσλα

pdk

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas dështimeve institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Kabashi-Ramaj, në një konferencë për media, ka theksuar se ministrja Gërvalla, ndonëse ka pranuar dështimet institucionale në këtë rast, ka shmangur përgjegjësinë politike që i takon si ministre dhe si Koordinatore Kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave.

“Kërkesa jonë është e qartë: dorëheqje të ministrave përgjegjës, hetim të plotë të çdo dështimi dhe veprim urgjent për mbrojtjen e jetës. Sepse Arlinda e pagoi me jetë dështimin e mbrojtjes. Asnjë funksion, asnjë post dhe asnjë pushtet politik nuk vlen më shumë se jeta e një qytetareje të Republikës së Kosovës”, tha Kabashi-Ramaj.

Ajo i ka bërë thirrje edhe kryeministrit Albin Kurti që të kërkojë dorëheqjen e këtyre dy ministrave, ndërsa në rast refuzimi, t’i shkarkojë ata.

“Ndarja e pushteteve nuk është ndarje nga përgjegjësia. Koordinimi nuk është titull ceremonial. Është përgjegjësi për të identifikuar mangësitë, për të kërkuar veprim dhe për të siguruar që mekanizmat e mbrojtjes të funksionojnë”, tha ajo.

Kabashi-Ramaj ka paralajmëruar angazhim për zbardhjen e plotë të përgjegjësive institucionale përmes komisionit hetimor për këtë rast.

“Arlindën nuk mund ta kthejmë. Por kemi një detyrim ndaj saj, ndaj familjes së saj dhe ndaj çdo gruaje e vajze në Republikën e Kosovës. Që vdekja e saj të mos përfundojë si një tjetër raport në arkivat e institucioneve”, shtoi Kabashi-Ramaj.

Duke iu referuar gjetjeve të bëra publike nga Inspektorati Policor i Kosovës, Kabashi-Ramaj ka renditur një varg dështimesh, përfshirë moszbatimin e një urdhri mbrojtjeje, vonesat në ekzekutimin e një urdhri tjetër, mosshqyrtimin e kërkesës për rivlerësimin e rrezikut dhe mosndërmarrjen e masave të domosdoshme të sigurisë.

“Arlinda nuk kërkoi privilegj. Kërkoi atë që Kushtetuta dhe ligjet ia garantojnë çdo qytetari: mbrojtjen e jetës dhe sigurinë. Prandaj, sot kërkojmë përgjigje: Kush e dinte? Kur e dinte? Kush kishte detyrimin të vepronte? Dhe pse nuk veproi?”, shtoi ajo.

Kabashi-Ramaj tha se dorëheqja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, nuk mund ta amnistojë ministrin Xhelal Sveçla nga dështimet në këtë institucion.

“Gazmend Hoxha ka përgjegjësinë e vet. Ajo duhet të shqyrtohet deri në fund. Por drejtori i Policisë nuk mund të bëhet kurban i frikës së ministrit të tij për t’u përballur me përgjegjësinë politike. Nëse ministri e konsideron dorëheqjen të arsyeshme për drejtuesin e Policisë, duhet t’u shpjegojë qytetarëve pse përgjegjësia ndalet pikërisht te dera e zyrës së tij. Ministri nuk është penalisht përgjegjës për çdo veprim të një zyrtari policor. Por është politikisht përgjegjës për politikat, kushtet dhe drejtimin institucional në fushën që e udhëheqë”, theksoi deputetja e PDK-së.

 

Διαβάστε άλλες ενημερώσεις
Αρλίντα Ζέκαϊ

Η εκτελεστική εξουσία εντοπίζει μια σειρά παραβιάσεων στην υπόθεση της Αρλίντα Ζέκαϊ, οι υπουργοί δεν εξετάζουν το ενδεχόμενο παραίτησης.

Ένας μακρύς κατάλογος παραβιάσεων έχει εντοπιστεί σε δύο εκθέσεις που συνέταξαν...