Korrespodenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se gjetjet e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën nuk janë befasuese, pasi vendi gjatë periudhës që mbulon raporti nuk ka shënuar përparim të dukshëm në reformat e kërkuara.
Palokaj ka vlerësuar se, ndonëse nuk ka kthim prapa, Kosova nuk ka arritur progresin e duhur në shumë fusha, ndërsa në disa të tjera është shënuar vetëm progres i limituar.
Ai ka thënë se raporti, i cili përmban rreth 100 faqe, duhet të lexohet në tërësi për të nxjerrë një vlerësim të saktë, por se krahasimi me raportet e viteve të kaluara dhe me ato të vendeve të tjera jep një pasqyrë të përgjithshme për gjendjen në Kosovë.
“Nuk është asgjë befasuese për Kosovën dhe askënd tjetër që Raporti i Progresit konstaton se, në mungesë të institucioneve funksionale në Kosovë, periudha që mbulon ky raport nuk ka shënuar shumë progres. Nuk ka kthim prapa, por pak a shumë është gjendje reale e mungesës së progresit të duhur. Aty-këtu ka progres të limituar, por nuk është notë e mirë”, ka thënë Palokaj në “Konfront” të KTV-së.
Sipas tij, raporti nuk e paraqet Kosovën si problem serioz, në dallim nga Gjeorgjia dhe Serbia, por evidenton një sërë çështjesh që është dashur të adresoheshin përmes reformave.
επίσης
Στα μάτια της ΕΕ, το Κοσσυφοπέδιο έχασε έναν ακόμη χρόνο
Palokaj ka theksuar se mungesa e një qeverie funksionale dhe e një Kuvendi që do të mundësonte miratimin e ligjeve ka penguar zbatimin e reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian.
Ai ka rikujtuar se Raporti i Progresit zakonisht e vlerëson përparimin e një vendi duke krahasuar të arriturat me rekomandimet që Komisioni Evropian i kishte dhënë në raportin paraprak.