Ka nisur edicioni i 26-të i Maratonës “Prishtina 2026, në distancën e plotë prej 42 kilometrash. Starti dhe finishi i garës është para Teatrit Kombëtar të Kosovës në kryeqytet.
Përveç maratonës së plotë, programi përfshin edhe gjysmëmaratonën prej 21.1 kilometrash, garën 10-kilometërshe dhe atë 5-kilometërshe. Për fëmijët është paraparë edhe vrapimi familjar në distancën prej dy kilometrash.
Janë regjistruar rreth 1 mijë e 600 pjesëmarrës, ndërsa në mesin e tyre ka edhe vrapues profesionistë, ashtu edhe garues që për herë të parë do të sfidojnë distancën prej 42 kilometrash.
Kështu, Prishtina sot është shndërruar në një arenë të madhe të sportit dhe një festë për të gjithë dashamirët e vrapimit.
Η Αστυνομία του Κοσσυφοπεδίου ανακοινώνει ότι σήμερα θα υπάρξει κυκλοφοριακή συμφόρηση σε αρκετούς δρόμους στην Πρίστινα και το Φούσα-Κόσσοβο, ως αποτέλεσμα της διοργάνωσης του διεθνούς μαραθωνίου «Πρίστινα 2026».
Policia tha se të dielën prej orës 09:00 deri në përfundim të maratonës do të ndërpritet qarkullimi për vetura në rrugën Prishtinë-Fushë-Kosovë, në drejtim të Pejës dhe anasjelltas, deri te kyçja në autostradën “Ibrahim Rugova”. /KP