KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Πάνω από 20 χιλιάδες πρόστιμα τους πρώτους 10 μήνες του 2026 για Κοσοβάρους στην Αλβανία

Κρατική αστυνομία

Në Shqipëri, gjatë këtij viti janë shqiptuar mbi 20 mijë gjoba trafiku ndaj automjeteve me targa të Kosovës. Shumica prej tyre në aksin rrugor Milot-Morinë. Autoritetet e Shqipërisë i kanë thënë KOHËS se janë duke zhvilluar takime me Policinë e Kosovës për krijimin e një mekanizmi për njoftimin më të shpejtë të qytetarëve të cilët gjobiten

Për 10 muaj, gjatë 2026-s janë shqiptuar mbi 20 mijë gjoba trafiku për shtetasit e Kosovës në Shqipëri.

Në një përgjigje për KOHËN, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se numri më i madh i gjobave të shqiptuara është në aksin rrugor Milot-Morinë.

Kur gjobat janë shqiptuar nëpërmjet mjeteve digjitale, Policia e Shtetit thotë se njoftimi vendoset në sistemin kufitar për çka, zyrtarët kufitarë duhet t’i njoftojnë shtetasit e Kosovës gjatë daljes nga territori i Shqipërisë.

“Roja Kufitare në PKK, gjatë kryerjes së regjistrimit dhe verifikimit kufitar të targës së mjetit në sistemin TIMS, në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë, për të gjitha rastet kur sistemi shfaq targën me njoftim në kufi, kryen veprimet e mëposhtme: -Kërkon historikun e mjetit, gjen dhe printon fletën e gjobës, duke ia dorëzuar drejtuesit të mjetit dhe e këshillon për shlyerjen e saj, pasi, në të kundërt, mjeti debitor nuk mund të rihyjë në territorin tonë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Neni 203 i Kodit Rrugor të Shqipërisë parasheh kamatë prej 2 për qind deri në një muaj në rast që gjoba nuk paguhet brenda 15 ditësh. 

“Kur gjoba nuk paguhet ose nuk nxirret dot nga të ardhurat e shkelësit, për rastet e drejtuesit të mjetit me motor, bëhet ndalimi i mjetit deri në tre muaj dhe pas këtij afati bëhet shitja e mjetit me ankand, duke i dhënë diferencën në lekë shkelësit”, thuhet në nenin 302 të Kodit Rrugor të Shqipërisë.

KOHËS i kanë thënë disa qytetarë se shpesh nuk janë njoftuar për gjobat dhe se janë detyruar që të paguajnë kamatën për to gjatë hyrjes në Shqipëri.

Megjithatë, Policia e Shtetit thotë se në rastet kur evidentohet se shtetasit e Kosovës nuk janë njoftuar, pas bërjes së anekses dhe aprovimit të saj, ata mund të paguajnë gjobën pa kamatëvonesë përmes rivendosjes në afat administrativ. 

Po ashtu nga Policia e Shqipërisë thonë se janë duke punuar me Policinë e Kosovës në përpjekje për krijimin e një mekanizmi që njofton qytetarët e dy shteteve për gjobat në trafik.

“Ju bëjmë me dije se aktualisht janë zhvilluar takime ndërmjet autoriteteve të dy policive dhe po bëhen përpjekje për mundësinë e njoftimit sa më të shpejtë të shtetasve të Kosovës për gjobat e trafikut, nëpërmjet ndërveprimit të sistemeve të teknologjisë së informacionit”, thuhet në përgjigje.

Në përgjigjen që ka marrë KOHA nga Policia e Kosovës thuhet se Kosova bashkëpunon me Shqipërinë edhe në fushën e trafikut rrugor, por pa dhënë detaje për këtë ndërveprim specifik.

“Secili shtet i ka të rregulluar procedurat e njoftimit të palëve qoftë përmes platformave apo drejtpërdrejt në njësitë policore, e në pika kufitare. Policia e Kosovës  bashkëpunon në shumë fusha me autoritet policore të Shqipërisë përfshirë edhe në fushën e trafikut rrugor”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

KOHA ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës lidhur me këtë çështje, por nuk ka marrë përgjigje.

E Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka vënë në funksion aplikacionin për pajisje mobile “Qytet i Sigurt”, i cili në këtë fazë u dedikohet shtetasve të huaj për t’u njoftuar për kundërvajtjet në trafik. 

Në një përgjigje për KOHËN nga kjo ministri, kanë thënë se numri i gjobave ndaj shtetasve të huaj është mbi 65 mijë nga janari deri me 2 nëntor 2026. 

E sipas Policisë së Shqipërisë, gjatë vitit të kaluar, numri i gjobave të shqiptuara ndaj shtetasve të Kosovës ishte mbi 17 mijë.