KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Ο Μακεδόνας δίνει λεπτομέρειες για τα νέα φορτηγά, προειδοποιεί δεκάδες άλλους

φορτηγά

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tek ka konfirmuar furnizimin me 12 kamionë të rinj ushtarakë të tipit Unimog – Mercedes Benz për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ka paralajmëruar ardhjen edhe të dhjetëra kamionëve të tjerë.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se pos blerjeve, Kosova po mbështetet nga Gjermania edhe me donacione. Më 2024, Kosova ka pranuar pesë kamionë Rheinmetall nga Gjermania. Vitin e ardhshëm, po ashtu nga Gjermania pritet të vijnë si donacion edhe dy Rheinmetall KX 8x8 dhe katër kamionë zjarrfikës UNIMOG, ka paralajmëruar Maqedonci.

“E vlerësojmë këtë mbështetje konkrete dhe partneritetin e vazhdueshëm mes vendeve tona”, ka shkruar Maqedonci.

Ministri ka paralajmëruar edhe ardhjen e kamionëve të tjerë në vitin e ardhshëm.

“Këto prurje, nga blerjet dhe donacionet, janë pjesë e planifikimit afatgjatë për zhvillimin e kapaciteteve transportuese dhe logjistike të FSK-së. Me 12 kamionët UNIMOG - Mercedes Benz dhe tetë kamionët Rheinmetall që kanë arritur gjatë kësaj jave, numri i automjeteve të pranuara deri më tani nga këto dy kategori arrin në 35”, ka shkruar Maqedonci.

Maqedonci ka thënë se kamionët e ardhur sot ofrojnë lëvizshmëri të lartë në terrene të vështira dhe mbështesin transportimin e personelit, pajisjeve e materialeve, si dhe furnizimin e njësive në kushte të ndryshme operacionale. “Së bashku me kamionët Rheinmetall 8x8, ata do të forcojnë mbështetjen logjistike dhe aftësinë e njësive për të vepruar me efikasitet. Një forcë moderne ka nevojë për kapacitete që i mundësojnë të lëvizë, të furnizohet dhe të përmbushë detyrat e saj. Logjistika është pjesë thelbësore e gatishmërisë operacionale”, ka shkruar ai.

Maqedonci ka thënë se Kosova do të vazhdojë të investojë “në pajisje, infrastrukturë dhe kapacitete njerëzore, për një forcë profesionale, moderne dhe të ndërveprueshme me partnerët tanë, në shërbim të sigurisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”.

Διαβάστε άλλες ενημερώσεις
Φτάνουν φορτηγά για τις KSF από τη Γερμανία

Φτάνουν φορτηγά για τις KSF από τη Γερμανία

Forca e Sigurisë së Kosovës është furnizuar me 12 kamionë të tipit “Mercedes Unimog 5T” nga...