KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Ο Κούρτι στη Γαλλία τονίζει τη σημασία της χορήγησης καθεστώτος υποψήφιας χώρας στο Κοσσυφοπέδιο και της ένταξης στο ΝΑΤΟ

Κούρτι

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në vazhdën e takimeve në Paris është pritur në takim nga presidenti i Senatit të Francës, Gerard Larcher.

Në këtë takim siç ka njoftuar Qeveria e Kosovës, Kurti ka biseduar për shumë çështje, përfshirë stabilitetin institucional e planet e Qeverisë në kuadër të fushave të përcaktuara për investim.

Gjithashtu, Kurti citohet të ketë thënë edhe që Kosova meqë është në një linjë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, statusi i vendit kandidat e hapja e negociatave për anëtarësim, do të ishin shtysë për përparim të gjithmbarshëm.

“Kryeministri Kurti tha se ‘Republika e Kosovës është tërësisht e linjëzuar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, andaj statusi i vendit kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim, përveç që vendime të drejta, do të ishin shtysë për përparim të gjithmbarshëm’”, thuhet mes tjerash në njoftimin për takim.

Kryeministri Kurti gjithashtu ka thënë se mbështetja e Francës në këtë proces është i rëndësishëm, sikurse në atë të anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Kryeministri Kurti shtoi se roli mbështetës i Francës për avancimin e Republikës sonë në këtë proces është i rëndësishëm, sikurse në atë të anëtarësimit në NATO, që do t’i kontribuonte paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjate të Ballkanit Perëndimor dhe mbarë Evropë”, thuhet mes tjerash në njoftim.