KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Κως: Ο θεσμικός αποκλεισμός έχει επηρεάσει την εφαρμογή των ευρωπαϊκών μεταρρυθμίσεων στο Κοσσυφοπέδιο

Μάρτα Κως

Μάρτα Κως

Φωτογραφία: Driton Pacharada

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se bllokadat institucionale kanë ndikuar në zbatimin e reformave evropiane nga Kosova.

“Bllokada institucionale ka ndikuar në zbatimin e reformave që lidhen me Bashkimin Evropian gjatë periudhës raportuese. Megjithatë, së fundmi Kosova ka intensifikuar zbatimin e agjendës së reformave. BE-ja e ka mirëpritur zgjedhjen e presidentes së re dhe shpresojmë që stabiliteti i ripërtërirë institucional do t’i mundësojë Kosovës të përparojë”, ka deklaruar Kos.

Ndërkaq sa i përket Serbisë, Kos ka deklaruar se ka shënuar hapa prapa në fushat themelore, veçanërisht në të drejtat themelore, lirinë e shprehjes, lirinë akademike dhe administratën publike.

Ajo ka thënë se qeveria e re serbe do të ketë mundësinë ta ndryshojë këtë kurs dhe ta shfrytëzojë mundësinë për një fillim të ri. Kos ka vlerësuar se Serbia është ndër vendet kandidate me nivelin më të lartë të përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe është e përgatitur mirë për tregun e vetëm dhe konkurrueshmërinë.

“Në Serbi kemi vërejtur hapa prapa në të gjitha fushat themelore. Qeveria e re do të ketë mundësinë ta ndryshojë këtë kurs. Serbia ka bërë hapa të mëtejshëm prapa në fushën e të drejtave themelore, veçanërisht sa i përket lirisë së shprehjes dhe lirisë akademike, si dhe në administratën publike. Serbia është ndër vendet kandidate me nivelin më të lartë të përafrimit me legjislacionin e BE-së dhe është e përgatitur mirë për tregun e vetëm dhe konkurrueshmërinë. Tani Serbia ka mundësinë për një fillim të ri. Qeveria e re serbe ka mundësinë ta kthejë një faqe të re, të forcojë institucionet demokratike dhe të drejtat themelore, si dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të avancuar në rrugën e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian”, ka theksuar Kos.