KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Χιόνια αναμένονται στα ορεινά αυτή την εβδομάδα

Μπόρα

Moti gjatë javës së ardhshme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu në disa zona. E reshjet më të theksuara parashihet të jenë të martën kur në viset malore pritet të ketë edhe reshje bore.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 4 gradë Celsius ndërsa ato maksimalet nga 5 deri në 11 gradë Celsius.

Në përgjithësi java do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe të freskët dhe herë pas here me reshje shiu. Ndërkohë të premten pritet përmirësimi gradual i kushteve meteorologjike, me intervale me diell.

Të hënën pritet të jetë mos kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius ndërsa maksimalja pritet të shkojë deri në 11 gradë Celsius.

Edhe të martën sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës moti pritet të jetë i vranët dhe me reshje shiu, ndërkohë në vise malore parashihen edhe reshje bore. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri në 8 gradë Celsius.

E ndërkohë të mërkurën, parashihet mot i vranët ndërsa riga lokale shiu në disa zona. Temperaturat minimale do të sillen nga 1 deri në 3 gradë Celsius ndërsa ato maksimale nga 5 deri në 9 gradë Celsius.

Të enjten parashihet mot kryesisht i vranët, temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius ndërsa ato maksimale nga 5 deri në 8 gradë Celsius.

E të premten parashihet mot i vranët por me intervale me diell. Minimalja pritet të zbresë deri në -1 gradë Celsius ndërsa maksimalja pritet të sillet nga 7 deri në 11 gradë Celsius.