KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Τζόζεφ: Όσο η Σερβία χαϊδεύεται, δεν θα υπάρξει πραγματική σταθερότητα στην περιοχή

Έντουαρντ Τζόζεφ

Profesori amerikan Edward Joseph ka deklaruar se nuk mund të ketë stabilitet të vërtetë në Ballkan përderisa Serbia vazhdon të trajtohet me butësi nga Perëndimi, pavarësisht orientimit të saj politik, të cilin ai e cilëson jodemokratik dhe revizionist.

Σε συνομιλία με τον δημοσιογράφο Veton Surroi në podcastin “PIKË”, Joseph ka kritikuar politikën e administratës së ish-presidentit amerikan Joe Biden ndaj Serbisë, duke thënë se ajo vazhdoi me qasjen e mëparshme, të bazuar në frikën se presioni ndaj Beogradit do ta shtynte atë drejt Rusisë dhe Kinës.

“Dhe kjo shpesh bëhet tradicionale, por është veçanërisht për të ardhur keq, sepse Joe Bideni dhe kuadri i tij do të duhej të kishin vepruar ndryshe. Por ai, Hill, Jim O’Brien, pavarësisht përvojës së tyre të gjatë, vazhduan me të njëjtën gjë të vjetër, që është frika dhe iluzioni në Beograd. Frika: ‘O Zot, nëse u bëjmë trysni të madhe, do të shkojnë me Rusinë. Do të shkojnë me Kinën’”, ka thënë Joseph.

Sipas tij, kjo qasje nuk e ka sjellë stabilitetin e synuar, ndërsa ka theksuar se pozita gjeografike e Serbisë e kufizon mundësinë që ajo të shkëputet nga Perëndimi dhe të orientohet plotësisht drejt Rusisë.

“Serbia nuk mund ta përballojë kurrë këtë. (...) Rusia nuk është fqinja e afërt e Serbisë. Serbia nuk mund të bëhet kurrë Bjellorusia e Ballkanit. Nuk mundet. Ky nuk është një opsion”, ka deklaruar ai.
Joseph ka thënë se udhëheqësit serbë mund të vazhdojnë të mbajnë një ekuilibër mes Bashkimit Evropian, Kinës dhe Rusisë, duke përfituar nga fondet evropiane, ndërsa njëkohësisht ruajnë raportet me Pekinin dhe Moskën.

Duke folur për mundësinë e stabilitetit afatgjatë në rajon, profesori amerikan ka theksuar se problemi nuk kufizohet vetëm te marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, por lidhet me orientimin politik të Beogradit.

“Nuk do të ketë stabilitet në Ballkan kur vendi më i madh është jodemokratik, në thelb, me një orientim revizionist jodemokratik. Nuk do të ndodhë”, ka thënë Joseph.

Ai ka shtuar se për sa kohë Serbia vazhdon të trajtohet me butësi, nuk do të ketë stabilitet të vërtetë në rajon. Si dëshmi të dështimit të kësaj qasjeje, ai ka përmendur sulmin në Banjskë, në shtator të vitit 2023.

“Duhet të ekzistojë një politikë ndaj rajonit që e kupton se për sa kohë Serbia përkëdhelet, nuk do të ketë stabilitet të vërtetë. Dhe stabiliteti nuk ndodhi. Dhe ndodhi Banjska”, ka thënë Joseph.

Διαβάστε άλλες ενημερώσεις
Ιωσήφ

Ο Έντουαρντ Τζόζεφ στο POINT με Veton Surroin