KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Jashari: Θα υπάρξει έλλειψη βασικών φαρμάκων έως το 2021, οι ελλείψεις συνεχίζονται σήμερα

Σάλα Γιασάρι

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, në emër të deputetëve që e kanë thirrur në interpelancë ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike, ka thënë se këtë interpelancë e kanë iniciuar pas ankesave të shumta të pacientëve për mungesë të barnave, veçanërisht të atyre për trajtimin e kancerit. 

Ajo ka thënë se asnjë familje nuk duhet të detyrohet të hyjë në borxhe apo të shesë pasurinë për të siguruar një bar që shteti e ka për obligim të ia sigurojë. 

“Në tetor KOHA raportoi duke iu referuar organizatës Renesansa për vdekjen e një pacienteje me kancer të gjirit. Sipas raportimit për katër muaj ajo kishte mbetur pa barin palbociclib sepse bari mungonte në Onkologji dhe ajo nuk kishte mundësi ta blinte sepse kostoja arrinte deri në 1800 euro”, ka theksuar Jashari. 

Ajo ka thënë se nuk u takon atyre që të përcaktojnë shkakun e vdekjes, por se duan përgjigje se pse kjo paciente ka mbetur pa terapi për katër muaj dhe çfarë zgjidhej ju ka ofruar asaj.

Ajo ka thënë se debati po zhvillohet në kohën kur e kanë në shqyrtim edhe buxhetin e shtetit. 

“Duam të dërgojmë një mesazh të qartë, shëndetësia, trajtimi i pacientëve me kancer, sigurimi i barnave esenciale dhe përmirësimi i kushteve në institucionet shëndetësore, duhet të jenë prioritete reale buxhetore e jo vetëm premtime në letër”, është shprehur Jashari. 

Ajo ka thënë se është jashtëzakonisht e dhimbshme që përveç betejës me sëmundjen, qytetarët detyrohen të përballen edhe me një betejë tjetër, atë për sigurimin e barnave.  

Jashari ka thënë se problemi i mungesës së barnave nuk ka filluar këtë muaj. “Në fakt është duke u përsëritur prej vitesh ... prej vitit 2021 ju keni mungesë të barnave esenciale”, ka theksuar Jashari.

Ajo ka thënë se edhe tani në vitin 202 ka mungesa, teksa kë përmendur disa barna që sipas saj janë duke munguar edhe sot në Klinikën e Onkologjisë si dhe në institucionet e tjera shëndetësore. 

“Milionat e buxhetit duhet të shndërrohen në barna në duart e pacientëve”, është shprehur Jashari. 

Ajo ka thënë se Qeveria Kurti ka premtuar që askush nuk do të falimentojë për shkak të sëmundjes dhe se askush nuk do të vdes nga mungesa e kujdesit apo barnave. 

Jashari ka thënë se ky premtim duhet të matet me pacientët që presin për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe thirrjet për ndihmë nëpër rrjetet sociale për pacientë të sëmurë.  

“Kjo interpelancë duhet të sjellë masa konkrete, afate të qarta dhe përgjegjësi institucionale, qytetari duhet të shohë rezultatin kur të paraqitet për terapinë e radhës dhe jo të dëgjojë vetëm deklarata”, ka theksuar Jashari. 

Διαβάστε άλλες ενημερώσεις
το κοινοβούλιο του Κοσσυφοπεδίου

ΖΩΝΤΑΝΑ: Συνέχεια της ολομέλειας, στην ημερήσια διάταξη ο νόμος για την Ειδική Συνέλευση