KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Ισμαΐλι: Η πραγματικότητα δείχνει ότι υπάρχουν ασθενείς που δεν έχουν λάβει τα φάρμακα που έπρεπε να λάβουν

Ουράν Ισμαϊλί

Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, deputeti Uran Isamili, në interpelancën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se sukseset në sektorin e shëndetësisë mund të jenë reale por se realiteti tregon që ka pacientë që nuk i kanë marrë ilaçe që është dashur t’i marrin. 

Ai ka thënë se shërbimet shëndetësore janë të vetmet që kur një qytetarë në Kosovë përballet me to, rrezikon të kalojë në varfëri. 

“Shërbimet shëndetësore janë të vetmet shërbime që kur familjet përballen me to rrezikojnë të kalojnë në varfëri, kostoja është aq e madhe”, është shprehur Ismaili.

Ai ka thënë se mendon që ata pacientë e meritojnë trajtimin real të gjendjes. 

“Unë nuk po them që nuk ka asnjë sukses por do të doja që ky Kuvend ta kuptojë drejt gjendjen e furnizimit dhe ta kuptojë drejt përgjegjësinë individuale në furnizim, për pacientë që nuk i takojnë një partie, u takojnë pacientëve të Republikës”, është shprehur Ismaili. 

Ai ka thënë se nëse diskutimi zhvillohet me ngjyrë partiake se kush çfarë ka barë, atëherë humb thelbi i problemit që sipas tij, është furnizimi me barna. 

“Jeni duke e krijuar një situatë të re, ku harrohet çfarë është duke ndodhur me dhimbjen e pacientëve dhe familjeve, dhe ne merremi me njëri-tjetrin në këtë vazhdën e konfliktit partiak e politik dhe në fund pacientët mbesin me kërkesën më të madhe për ilaçe”, është shprehur Isamili. 

Διαβάστε άλλες ενημερώσεις
το κοινοβούλιο του Κοσσυφοπεδίου

ΖΩΝΤΑΝΑ: Συνέχεια της ολομέλειας, επερώτηση του Υπουργού Άρμπεν Βίτια