KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Χότι: Η κυβέρνηση δεν έλαβε μέτρα κατά των αυξήσεων τιμών, επιχειρήσεις με τριπλάσιους λογαριασμούς ενέργειας

Αβντουλάχ Χότι

Φωτογραφία: Driton Pacharada

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikon Qeverinë për mungesë të masave ekonomike për të përballuar pasojat e krizës globale të çmimeve.

Ish-kryeministri ka thënë se nuk janë ndërmarrë politika të mjaftueshme për të lehtësuar barrën mbi bizneset dhe qytetarët. 

“Ne kemi ndarë fatin e zhvillimeve globale gjithandej. Por, problemi është që nuk u ndërmorën masa që nga viti 2022 e këndej, për të lehtësuar barrën për ekonominë vendore, bizneset, qytetarët nga këto zhvillime ndërkombëtare, kryesisht si rezultat i rritjes së çmimeve të energjisë e mandej, të gjitha produkteve të tjera e mandej edhe çmimeve të derivateve”, është shprehur Hoti në një intervistë për KosovaPressin.

 “Shumica e vendeve në Evropë menjëherë i kanë ndërmarrë masa që nga viti 2022, që kanë qenë shtyrje e përkohshme e pagesës së tatimeve të ndryshme të zëmë, zvogëlimi i TVSH-së në mallra të konsumit, zvogëlimi i TVSH-së edhe i ngarkesave të tjera tatimore në gaz, në energji, në derivate. Asnjëra nga këto masa nuk është ndërmarrë në Kosovë. Përjashto ndihmat e njëhershme, për shkak ndoshta se ka pasur zgjedhje shumë në këto dy vjet, tri palë zgjedhje”, ka shtuar ai. 

Duke folur për sektorin e energjisë, Hoti ka kritikuar anulimin e projekteve të Kosovës së Re dhe gazit, duke vlerësuar se vendi sot do të kishte kapacitete shtesë prodhuese dhe perspektivë më të mirë për sigurinë energjetike.

Sipas Hotit shpenzimet për importin e energjisë kanë qenë aq të mëdha sa me ato mjete do të mund të ndërtoheshin dy termocentrale.

Sipas tij, ekonomia e Kosovës po përballet me norma të pamjaftueshme të rritjes, ndërsa bizneset po rëndohen me fatura trefish më të shtrenjta nga kostot e larta të energjisë elektrike.

Hoti ka thënë po ashtu se projektbuxheti për vitin 2027 nuk ka orientim për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ai ka vlerësuar se ndihmat e njëhershme për qytetarët dhe familjet nuk e zgjidhin problemin ekonomik, pasi, sipas tij, roli i një qeverie është të amortizojë ndikimin e krizave ndërkombëtare në ekonominë vendore.