KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Η δίκη για την επίθεση στο Ιμπέρ-Λεπέντς δεν ξεκινά από την αρχή

Ιβηρική-Λεπέντς

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar sot gjykimi i tre të akuzuarve për sulmin në Ibër Lepenc me trup të ri gjykues, pas pensionimit të gjyqtarit të rastit Vesel Ismaili. E Jovan e Dragisha Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq edhe në këtë seancë janë deklaruar të pafajshëm

Pas ndryshimit të përbërjes së trupit gjykues, ka vazhduar gjykimi ndaj vëllezërve Jovan e Dragisha Viqentijeviq, si dhe Igor Dimoviqit për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit më 2024.

Tre të akuzuarit janë deklaruar sërish të pafajshëm të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për të gjitha pikat e akuzës me të cilën Prokuroria Speciale i ngarkon.

Pyetjes se gjyqtarit Leon Përlaska nëse e ndiejnë veten fajtorë për ndonjërën nga veprat që u vihen në barrë, të tre janë përgjigjur me “jo”.

Palët janë pajtuar që të mos lexohet sërish aktakuza, por edhe qëndruan prapa fjalës hyrëse që e kanë dhënë në këtë proces gjyqësor kur lënda i përkiste gjyqtarit Vesel Ismaili.

Për të evituar përsëritjen e dhënies së deklaratave, mbrojtja është pajtuar që dëshmitë e dhëna deri më tash të lexohen dhe të konsiderohen të kryera.

Ndërsa, procesi do të vazhdojë ku ka mbetur me dëgjimin e dëshmitarëve të tjerë që tashmë janë propozuar nga mbrojtja.

“Gjykata i njofton palët se seanca e ardhshme do të vazhdohet me dëgjimin e dëshmitares Tijana Viqentijeviq dhe dëshmitarëve të tjerë sipas radhës”, ka thënë Përlaska, i cili është kryetar i trupit gjykues.

Ky rast nisi të gjykohej nga gjyqtari Vesel Ismaili, por për shkak të pensionimit të tij, lënda ka kaluar te gjyqtari Përlaska.

Shpërthimin në kanalin e ujit të “Ibër-Lepencit” në fshatin Varagë të Zubin-Potokut, në nëntor të vitit 2024, ku dyshohet se u përdorën rreth 20 kilogramë eksplozivë, autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar sulm terrorist, kurse Serbinë e kanë bërë përgjegjëse për të.

Ndryshe nga vëllezërit Viqentijeviq, i akuzuari tjetër Dimoviq nuk është në paraburgim.