Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, së bashku me prokurorin special, Bekim Kodraliu, njëherësh prokuror i çështjes në rastin e Astrit Deharit, të martën kanë pritur në takim familjen e të ndjerit.
Në një njoftim të Zyrës së Kryeprokurorit thuhet se gjatë takimit, Gashi ka dëgjuar për së afërmi shqetësimet dhe qëndrimet e familjes Dehari, siç thuhet, duke theksuar rëndësinë e trajtimit të këtij rasti me seriozitet, profesionalizëm dhe në përputhje të plotë me ligjin.
Gashi thuhet se ka ritheksuar se ndriçimi i plotë i rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit është obligim institucional dhe se do të angazhohet maksimalisht që, brenda kompetencave dhe autorizimeve të tij ligjore, kjo çështje penale të trajtohet me profesionalizëm, me qëllim që të zbardhet e vërteta rreth këtij rasti dhe i njëjti të marr epilog përfundimtar.
Ο ακτιβιστής της Vetëvendosje, Astrit Dehari, πέθανε στο Κέντρο Κράτησης στο Πρίζρεν στις 4 Νοεμβρίου 2016, τη στιγμή που ήταν ύποπτος για την επίθεση στο Κοινοβούλιο με εκτοξευτή χειροβομβίδων, με ημερομηνία 4 Αυγούστου 2016.