Çfarë thotë Raporti i Progresit për Kosovën?
A ka ndikuar vetëm paraliza institucionale në performancën e Kosovës, apo ka edhe faktorë të tjerë përcaktues në këtë vlerësim?
Si krahasohet Kosova me shtetet fqinje?
A po mbetet Kosova e izoluar dhe prapa zhvillimeve e lëvizjeve gjeostrategjike?
Për këto dhe më shumë, sonte në Konfront nga ora 20:10, të ftuar janë: Bernard Nikaj, Lura Pollozhani, Dritëro Arifi dhe Augustin Palokaj.