KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Η έφεση αυξάνει την ποινή από 7 σε 10 χρόνια σε άνδρα που κατηγορείται για απόπειρα δολοφονίας γυναίκας και ανήλικης κόρης στο Πρίζρεν

εφετείου

Gjykata e Apelit e ka ashpërsuar dënimin ndaj Bashkim Gashit, i dënuar për vrasje të rëndë në tentativë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së saj të mitur në Prizren. 

Nga 7 vjet e 6 muaj burgim, sa ishte dënuar nga Gjykata Themelore, Apeli ia ka rritur dënimin në 10 vjet burgim, duke vlerësuar se masa e mëparshme nuk ishte në përputhje me rrezikshmërinë e veprës penale dhe pasojat e shkaktuara.

Vendimi është marrë pas aprovimit të pjesshëm të ankesës së Prokurorisë Themelore në Prizren, lidhur me lartësinë e dënimit ndaj të akuzuarit.

Gjykata e Apelit, pas seancës së mbajtur më 26 tetor 2026 dhe shqyrtimit të aktgjykimit të ankimuar, ka vlerësuar se Gjykata Themelore në Prizren e kishte vërtetuar drejt dhe në mënyrë të plotë gjendjen faktike të rastit dhe se nuk kishte shkelje esenciale të procedurës penale që do të kushtëzonin anulimin e vendimit.

“Gjykata e Apelit, pas mbajtjes së seancës, më 26.10.2026 dhe pas analizimit dhe vlerësimit të aktgjykimit të ankimuar, si dhe sipas detyrës zyrtare, ka konstatuar se i njëjti nuk ka shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, e as shkelje të tjera të cilat do ta kushtëzonin anulimin e tij. Po ashtu, ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë në mënyrë të drejtë dhe të plotë e ka vërtetuar gjendjen e fakteve dhe rrethanat e rastit, në bazë të të cilave është akuzuar dhe shpallur fajtor B.G,”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Megjithatë, kolegji gjykues ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë nuk i kishte dhënë peshën e duhur rrethanave gjatë përcaktimit të llojit dhe lartësisë së dënimit. Sipas Apelit, dënimi prej 7 vjetësh e 6 muajsh nuk përkonte me shkallën e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale dhe pasojat e saj.

Gjykata Themelore në Prizren, me aktgjykimin e 30 qershorit 2025, e kishte shpallur Gashin fajtor për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë dhe e kishte dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim.

Me vendimin e ri, të akuzuarit në dënimin prej 10 vjetësh burgim do t'i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, duke filluar nga data 17 maj 2025.