Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar 14 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa rreth procesit dhe rezultatit të zgjedhjeve në garën e përsëritur për balotazh për kryetar të komunës së Istogut.
“PZAP-i njofton publikun dhe palët e interesuara se prej orës 19:00 të datës 17.12.2017 deri në ora 19:00 të datës 18.12.2017, brenda afatit prej 24 orëve, ne PZAP janë pranuar 14 ankesa. Ankesat janë dorëzuar nga subjekti politik AAK, saktësisht në ora 18:40. Ankesat kanë të bëjnë me pretendimet se ka pasur parregullsi në ditën e zgjedhjeve”, thuhet në një komunikatë të PZAP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKujtojmë se në rezultatet e para të publikuara nga KQZ në rivotimin në Komunën e Istogut, kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj doli fitues, mirëpo më pas KQZ doli me një raport ku tha të jenë bërë gabime gjatë prezantimit të rezultateve dhe e vuri kandidatin e LDK-së, Haki Rugovën si fitues.
Edhe pas numërimit të votave me postë, me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, Rugova doli fitues me një epërsi prej vetëm 14 votash.