Me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërisë në procesin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar kopjet e skanuara të Formularëve të Përputhjes së Rezultateve (FPR) të rivotimit për kryetar të komunës së Istogut.
“Kjo nuk është një shpallje e Rezultateve Përfundimtare, por janë vetëm formularë të cilët janë plotësuar në Vendvotim, më 17 dhjetor”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRezultatet Përfundimtare do të shpallen pas numërimit të votave me kusht, votave përmes postës, votave të personave me nevoja të veçanta dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.
Kopjet e skanuara të FPR janë publikuar në këtë vegzë:
http://www.kqz-ks.org/sq/lajme/Details/390
KQZ njofton se numërimi i votave përmes postës, votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta pritet të bëhet gjatë ditës së sotme, e hënë, 18 dhjetor në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.