Kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj, është fitues i zgjedhjeve në Istog.
Sipas rezultateve të para preliminare të KQZ-së, kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj ka fituar 50.1 për qind të votave kundrejt atij të LDK-së, Haki Rugova që ka marrë 49.9 për qind e që i bie se vetëm 52 vota më shumë ka marrë kandidati i AAK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVotat me kusht dhe ato me postë ende nuk janë numëruar.
Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se dalja e qytetarëve në votim ka qenë 20 mijë e 248 apo 41.27%.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka falënderuar qytetarët me të drejtë vote që morën pjesë në zgjedhje si dhe për kulturën demokratike që kanë treguar.