Komunarët e Fushë-Kosovës e kanë caktuar mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të ri Komunal për 13 të këtij muaji. Dy pika për rend dite janë caktuar për këtë mbledhje inauguruese: Betimi i anëtarëve të kuvendit Komunal dhe Betimi i kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës, thuhet në një njoftim të Komunës.
Kryetari aktual i Fushë-Kosovës, Burim Berisha, ka fituar edhe një mandat në krye të kësaj komune. Ai nuk kishte pasur rezultat të mirë në përmbushjen e premtimeve që i kishte bërë gjatë fushatës elektorale në vitin 2013, por ka arritur të merrte më shumë vota se më 2013, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga 12 premtimet që i kishte bërë, sipas institutit GAP, ka arritur t’i përfundonte vetëm gjysmën prej tyre. Në këtë monitorim të GAP-it, Berisha ishte ndër kryetarët me më së paku premtime të realizuara. Por, kandidati i LDK-së ka fituar pa balotazh dhe ky është mandati i katërt i tij...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.