Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Istogasit, të gatshëm të votojnë për herë të katërt brenda 6 muajsh

Balotazhi për kryetar të Istogut do të përsëritet më 17 dhjetor.

Kështu ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, një ditë pasi Gjykata Supreme konfirmoi vendimin e PZAP-së për përsëritje të rundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar në këtë komunë, përkundër ankesave nga LDK-ja e AAK-ja, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qytetarët e Istogut thonë se e respektojnë vendimin e PZAP-së për rivotim.

Dhe përkundër zhvleftësimit të votave që hodhën më 19 nëntor, shumica e tyre nuk e kanë humbur entuziazmin.

Edhe të tjerë, që thonë se janë lodhur nga zgjedhjet këtë vit, shprehen të gatshëm të votojnë përsëri pas dy javësh.

Në përsëritjen e balotazhit për kryetar të Istogut do të garojnë Haki Rugova i Lidhjes Demokratike dhe Gani Dreshaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Të dy, zyrtarisht, fushatë mund të bëjnë nga 11 deri më 15 dhjetor, ndërsa 16 dhjetori do të jetë heshtje parazgjedhore.

Përderisa në kampin e Rugovës nuk kanë dashur të flasin për rivotimin, Dreshaj ka qenë i paqasshëm në telefonin e tij gjatë ditës së shtunë.