Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Ahmeti: Do t’i bashkojmë njerëzit e vullnetit të mirë për mirëqenie e zhvillim

Kreu i konfirmuar i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, për të thënë se sonte përfundoi një proces i gjatë zgjedhor.

Ka falënderuar të gjithë qytetarët, ata që votuan për ta e edhe ata që votuan për kundërkandidatin, Arban Abrashi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në një proces të stërzgjatur zgjedhor për shkak të garës krijohen tensione e ndasi. Do të punojmë t’i bashkojmë njerëzit e vullnetit të mirë për të mirën e qytetit, për luftën kundër krimit e për mirëqenie e zhvillim. I ftoj të gjithë përkrahësit që të festojnë me dinjitet, e pa inate e me respekt për qytetin tonë e nesër të vazhdojmë reformën në qytetin tonë. Faleminderit Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.