Posa përfundoi numërimi i votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, Prizrenasit nisën festën.
Ata e quajtën të merituar rezultatin për Vetëvendosjen, pasi sipas tyre, është partia e vetme që meriton të qeverisë me këtë qytet, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdonëse kandidati për kryetar të Prizrenit nga Vetëvendosje është jashtë shtetit, qytetarët e uruan kryetarin e kësaj partie në Prizren, Artan Abrashi.
Por ky rezultat nuk është pranuar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Dega në Prizren, kërkon rinumërimin e të gjitha votave në Prizren, duke thënë se pas numërimit të votave me kusht triumfues i zgjedhjeve është Shaqir Totaj.
“PDK në Prizren, fton organet kompetente që të hapin të gjitha kutitë dhe të rinumërohen votat në Prizren. Vetëm rinumërimi do t’a tregonte shprehjen e vullnetit të qytetarëve të Prizrenit dhe do t’a legjitimonte kryetarin e ardhshëm të Prizrenit”, thuhet në reagimin e PDK-së në Prizren.
Nga numërimi i votave me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të veçanta , Mytaher Haskuka mori 385 vota, ndërsa kandidati i PDK-së Shaqir Totaj mori 452 vota.
Mytaher Haskuka, ka paralajmëruar se fitoren do ta festojë me 28 Nëntor-Ditën e Flamurit. Festa do të bëhet në “Shatërvan”, prej orës 13:00.
Pjesë e festës, priten të jenë edhe partnerët e koalicionit, të cilët i ndihmuan në balotazh.