Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, përmes një reagimi për media thotë se pas numërimit të votave me kusht, rezultati i votimeve me kusht është tregues i qartë i vullnetit të popullit, si në Prizren, Prishtinë, Dragash dhe Rahovec, dhe ky vullnet i tyre asesi nuk mund të anashkalohet.
Sipas PDK-së, “në të gjitha këto qytete, fituesit e zgjedhjeve kanë triumfuar edhe në votat me kusht dhe ky është një parametër që triumfuesi në Prizren është PDK-ja dhe jo manipulatorët e keqpërdoruesit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“PDK në Prizren, fton organet kompetente që të hapin të gjitha kutitë dhe të rinumërohen votat, në Prizren, për hir të transparencës para qytetarëve dhe mediave, meqë është e vetmja formë e cila qetëson të gjithë ata demokratë dhe demokrate të Prizrenit, ku çdo votë e tyre është e shenjtë dhe garantuesja e vetme e stabilitetit të jetës normale në qytetin e Prizrenit”, thuhet në reagim.
PDK thotë tutje se kërkesa e saj është që të rinumërohen votat e të gjithë qytetarëve, “duke qenë ky një mekanizëm për të paraqitur vullnetin e të gjithë qytetarëve të Prizrenit e jo të mbizotëroj mashtrimi dhe deformimi i vullnetit të popullit nga LVV-ja. Vetëm rinumërimi do ta tregonte shprehjen e vullnetit të qytetarëve të Prizrenit dhe do ta legjitimonte kryetarin e ardhshëm të Prizrenit”.
“PDK, do t’i ndjek të gjitha rrugët ligjore dhe demokratike, për të quar në vend verdiktin e qytetarëve të Prizrenit, duke mos hequr dorë në zbardhjen e parregullsive dhe keqpërdorimeve që janë bërë në Qendrat e Votimit, nga lëvizja terroriste dhe partnerët e koalicionit terrorist, në ditën e zgjedhjeve, më 19 nëntor, për të cilat ka fakte dhe argumente të qarta”, thuhet në fund të reagimit të PDK-së.