Numërimi i të gjitha votave me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta, e sidomos votat me postë, kanë përmbysur rezultatin e balotazhit për kryetar të Komunës së Istogut, ku udhëhiqte kryetari aktual i kësaj komune, Haki Rugova, me 671 vota para kandidatit të AAK-së, Gani Dreshaj.
Nga numërimi i votave të dhëna jashtë vendvotimeve, Dreshaj del të ketë marrë 1 mijë e 475 vota, ndërsa Haki Rugova vetëm 133, që e nxjerr Dreshajn para Rugovës me 671 vota. Me këtë rezultat Dreshaj e rrëzon Rugovën nga posti i kryetarit pas plot nëntë vjetëve, sa e ka drejtuar ai këtë komunë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërmbysja e rezultatit do ta largonte edhe LDK-në nga drejtimi i Istogut për herë të parë që nga viti 2000 dhe do ta bënte AAK-në me tetë komuna, partinë me më së shumti komuna të fituara në zgjedhjet e sivjetme lokale...(detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.