Kryesia e Degës së PDK-së në Rahovec nuk pranon rezultatet preliminare zgjedhore, të balotazhit për kryetar të Komunës së Rahovecit, të publikuara nga KQZ-ja.
Në një komunikatë për media thuhet se arsyet e mos pranimit të rezultateve janë përmirësimet e FPR-ve nga personat të paautorizuar në disa qendra të votimit, kontrabandimi i votave të votuesve, deformimi i vullnetit të votuesit, manipulimi i votave të pavlefshme, kërcënimi dhe frikësimin e komisionarëve dhe vëzhguesve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryesia e Degës së PDK-së në Rahovec, është e vendosur në vendimin e marrë dhe do të shfrytëzojë të gjitha mjetet demokratike, kushtetuese dhe juridike për zbardhjen e së vërtetës, njëherë për të çuar në vend vullnetin e sovranit-votuesit.