Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka, ka vlerësuar se procesi zgjedhor ka qenë i shkëlqyeshëm dhe se asnjëherë në Kosovë nuk janë organizuar zgjedhje kaq të mira.
“Procesi i zgjedhjeve dhe i numërimit për mua ka qenë i shkëlqyeshëm. Dita e zgjedhjeve të 19 nëntorit ka qenë një ditë e shkëlqyeshme dhe e mrekullueshme. Sepse për herë të parë në historinë e Kosovës pas luftës që nga viti 2008, asnjëherë nuk kemi organizuar zgjedhje më të mira. Të shkoj vetëm një kuti në rinumërim nga i gjithë ky proces, për mua është diçka e shkëlqyeshme”, tha ajo, raporton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDaka këtë deklaratë e ka dhënë pas mbledhjes që sot KQZ ka mbajtur ku është miratuar raporti i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve.
Sipas këtij raporti, një vendvotim shkon në rinumërim ndërsa janë anuluar 22 zarfe me vota me kusht.