Për kryetarin aktual, njëherësh kandidat i Vetëvendosjes edhe për një mandat në krye të Prishtinës, Shpend Ahmeti, lajmet e fundit që vijnë nga KQZ-ja për gabim në futjen e të dhënave nga disa vendvotime, janë sinjal i qartë “se kush ka qenë i angazhuar për ta kthyer nëntokën në Prishtinë”.
Lexo edhe: KQZ thotë se gaboi në futjen e të dhënave në dy vendvotime, diferenca bie në 237 vota
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po ashtu është e qartë sa paraja ka hy në këtë betejë kundër nesh. Koalicionet e fshehta të krejt këtyre të mbështetura prej portaleve kriminale nuk patën sukses. Tash kur po e dinë se edhe votat me kusht do ta konfirmojnë fitoren tonë po mundohen me shpifje e sulme të dezinformojnë”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.
“Ne jemi të fokusuar në mbrojtjen e çdo vote dhe mbrojtjen e fitores deri ne fund. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen me të cilën nuk lejuam që krimi të kthehet në Prishtinë”, ka shtuar më tej ai.