Gjakova dhe Rahoveci i kanë ndëshkuar kryetarët aktualë, duke i zgjedhur kundërkandidatët e tyre për një mandat katërvjeçar.
Mimoza Kusari Lila, në një diferencë prej 6 për qind, ka humbur kundrejt Ardian Gjinit, ndërsa Idriz Vehapi u mund nga Smajl Latifi, të cilin e kishte mundur në zgjedhjet e 2013-ës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe të marrë rezultatet e para, Ardian Gjini është zotuar se do ta pastrojë Gjakovën nga mbeturinat, pa përmendur se cilat janë ato, por tha se ka mjaft të tilla nëpër rrugët e qytetit.
E Kusari - Lila ka pranuar disfatën.
Smajl Latifi e mohoi se fitorja e tij erdhi pasi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës qeveris në qendër.
Latifi, pas festës në Rahovec, ka vazhduar në fshatin e tij të lindjes, ku është pritur nga bashkëfshatarët e tij, të cilëve u është zotuar për investime në sektorin e bujqësisë.