Prizreni nuk do të udhëhiqet më nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila pushtetin në këtë qytet e ka pasur që nga 2007-a.
Të paktën, në bazë të rezultateve të deritanishme të KQZ-së, Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes, ka fituar 50.32 për qind të votave, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë shumë se 1 mijë 500 votat me kusht dhe ato nga diaspora, do të jenë vendimtare nëse do të ketë apo jo përmbysje të rezultatit zgjedhor.
Fituesi i zgjedhjeve për kreun e Prizrenit, Mytaher Haskuka, thotë se qytetarët votuan për ndryshim.
Ai ka thënë se përcaktues ishte edhe koalicioni i arritur me Nismën dhe përkrahja e elektoratit të LDK-së.
Me këtë parti, synon që ta marrë edhe shumicën e asamblistëve në Prizren.
Por, kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, shpreson në përmbysje të rezultatit zgjedhor, kur të bëhet edhe numërimi i më shumë se 1500 votave me kusht.