Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se nuk është i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve për kryetar komunash, porse e respekton vendimin e qytetarëve dhe zgjedhjen që ata kanë bërë.
Veseli tha se e mban vetën përgjegjës për këtë rezultat, por megjithatë është shprehur i kënaqur me rezultatin për asamble komunale, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi e ka uruar edhe kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri për një mandat të ri katër vjeçar duke thënë se nuk i ka mbetur hatri te bashkëvendësit e tij që nuk e zgjodhën për kryetare Valdete Idrizin e PDK-së.
Këto deklarata Veseli i ka bërë pas mbledhjes së Kryesisë ku është vendosur që të enjten të ketë seancë plenare me 23 pika të rendit të ditës, fakt ky që u kritikua nga opozita.