Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, sipas rezultateve të para ka arritur të fitojë në balotazh përballë kundër kandidatit të tij nga PDK-ja, Ferit Idrizit.
Në një prononcim për KosovaPress, kryetari i ardhshëm i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, fitoren e tij e ka quajtur fitore të qytetarëve të këtij qyteti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerisa ka premtuar se në katër vitet e ardhshme në Vushtrri do të jetë një qeverisje ndryshe dhe koncept ndryshe i qeverisjes.
“Kjo është një fitore e qytetarëve dhe njerëzve të Vushtrrisë. Dua t’i falënderoj të gjithë për besimin e dhënë një gjenerate të re. Në Vushtrri do të ketë në qeverisje të re, me një koncept të ri të qeverisjes në Vushtrri”, tha Tahiri.
Kujtojmë se sipas Exit Poll-it, Xhafer Tahiri ka arritur të shënojë një fitore me 60.7 për qind, përballë kandidatit të PDK-së, Ferit Idrizi me 39.9 për qind.