Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Haziri thotë se bindshëm ka fituar në Gjilan

Lidhja Demokratike e Kosovës menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, ka deklaruar se janë fitues absolut me numrin më të madh të komunave në Kosovë.

Nga rezultatet e para edhe Lutfi Haziri thotë se është i bindur për fitore në Gjilan dhe shumë shpejt kjo do të dalë edhe zyrtarisht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam falënderues dhe kam pas besim dhe paralajmërim nga qytetarët që fitorja do të jetë e tillë. Do të kemi partneritet për të gjithë ata që janë të interesuar të punojnë me ne”, tha ai duke shtuar se Gjilani është vendi ynë dhe do punojnë vetëm në interes të vendit.

“LDK u rikthye, është partia e parë në Kosovë”, tha ai dhe shtoi se pret rezultate reale.

“Pres rezultate reale, pres rezultate prej kutive brenda një ore, të bardha dhe të konfirmuara”, përfundoi ai.