Lumir Abdixhiku, shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së, ka deklaruar se partia e tij është konfirmuar si partia më e madhe në vend në balotazhin e mbajtur në 19 komuna.
Duke mos folur për një rezultat përfundimtar në Prishtinë, Abdixhiku ka shpallur fitoren në Gjilan, Podujevë, Istog dhe Vushtrri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se kjo parti ka marrë rezultate inkurajuese edhe nga Dragashi, Kamenica, Ferizaj dhe Suhareka.
“Rundi i dytë i votimeve e konfirmon LDK-në si partinë më të madhe në vend. Katër komunave të fituara, iu shtohen edhe plot të tjera. Fitore bindëse ka shpallur në Gjilan, Podujevë, Istog dhe Vushtrri”, ka thënë ai.
Sa i përket Prishtinës, Abdixhiku ka thënë se kanë parë rezultatet e Exit-Polleve, që e nxjerrin LDK-në humbëse dhe VV-në fituese, por për të dalë me njoftim duhet të pritet rezultati përfundimtar.
“Rezultatet janë në proces të numërimit. I vlerësojmë matjet, por të dhënat tona tregojnë se një pjesëmarrje e jashtëzakonshme e qytetarëve dha rezultat inkurajues për LDK-në”, ka shtuar ai.