Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

DnV: Deri në orën 17:00, votuan 31.6 për qind e qytetarëve

Demokracia në Veprim ka mbajtur konferencën e tretë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit të votimit.

ka rekrutuar 1784 vëzhgues afatshkurtër të cilët po mbulojnë të gjitha vendvotimet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Albert Krasniqi nga DnV, tha se deri në orën 17:00, procesi ka ecur mirë.

“Deri në ora 17:00, të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar mbi 427 mijë qytetarë, rreth 1.3 milionë qytetarë, apo 31.6 për qind”, tha Krasniqi.

Kjo është komunikata e plotë:

Dalja në Zgjedhje

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” ka vëzhguar raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Deri në orën 17:00, sipas raportimeve të vëzhguesve të DnV-së, për të votuar kanë dalë 427,720 qytetarë me të drejtë vote, përkatësisht 31.6% e të gjithë votuesve me të drejtë vote.

Daljen e votuesve në zgjedhje në komunat më të madhe të Kosovës: Prishtinë (38%), Ferizaj (34.1%), Gjakovë (33.4%), Mitrovicë (32.64%), Podujeva (28.48%), Gjilan (27.64%), Prizren (23.6%).

Parregullsitë më evidente

Parregullsitë më të shpeshta që po e përcjellin procesin e votimit në terren deri në orën 17:00 janë:

Vështirësitë e votuesve për t’a gjetur emrin e tyre në Listën e Votuesve po e përcjellin edhe këtë proces zgjedhor.

Ankesa lidhur me Listën e Votuesve janë raportuar në 202 vendvotime rreth 11.4% të vendvotimeve. Komunat ku është shënuar ky problem janë në Mitrovicë në 25 vendvotime, Prishtinë në 21 vendvotime, Podujevë në 20 vendvotime, në Prizren në 15 raste.

Votimi familjar është evidentuar:

Gjithsej në 116 vendvotime, përkatësisht në 6.5 % të të gjitha vendvotimeve. Prijnë komunat: Ferizaj në 32 vendvotime, Gjakova dhe Mitrovica në nga 10 vendvotime, Prishtina në 5 vendvotime.

Fotografimi i votës është evidentuar:

Gjithsej në 54 vendvotime në nivel vendi, përkatësisht në 3% të të gjitha vendvotimeve. Në komunën e Prishtinës në 10 vendvotime, në Gjakovë në 8 vendvotime, ndërsa në Gjilan dhe Ferizaj në nga 4 vendvotime.

Raste të votimit jashtë kabinave të votimit është evidentuar:

Gjithsej në 29 vendvotime përkatësisht në 1.6% të vendvotimeve. Kjo parregullsi është shënuar më shumë në komunat e Suharekës dhe Podujevës në nga 4 vendvotime dhe Prizrenit në 3 vendvotime.

Asistimi i votuesve më shumë se një herë është evidentuar:

Gjithsej 27 vendvotime (rreth 1.5 % të vendvotimeve). Prijnë komunat: Prizren në 6 vendvotime, Prishtinë në 4 vendvotime ndërsa në Gjakovë, Ferizaj dhe Mitrovicë në nga 2 vendvotime.

Prania e personave të paautorizuar në vendvotime është evidentuar:

Gjithsej në 21 vendvotime (rreth 1.2 % të vendotimeve). Prijnë komunat: Podujevë në 4 vendvotime, Gjakovë dhe Prizren në nga 3 vendvotime, në Mitrovicë, Prishtinë, Istogu në nga 2 vendvotime.

Tentimet për të votuar më shumë se një herë (votimi i dyfishtë) është evidentuar:

Gjithsej në 10 vendvotime, ku prijnë komunat: Vushtrri në 2 vendvotime, ndërsa në Gjakovë, Prishtinë, Podujevë, Klinë, Mitrovicë, Suharekë, Ferizaj dhe Istogu në nga 1 vendvotim.

Disa nga parregullsitë e raportuara nga ora 12:00 deri në 17:00:

Në qendrën e votimit 0805 C në vendvotimin 01R në shkollën “Ali Krasniqi” në komunën e Klinës, brenda në kabinën e votimit është evidentuar shënjimi i njërit prej emrave të kandidatëve për kryetar.

Në qendrën e votimit 1101 B në vendvotimin 01R në shkollën “Shaban Idrizi” në komunën e Mitrovicës, një personit i është gjetur një kopje e fletëvotimit në xhep, I cili është arrestuar nga Policia.

Në qendrën e votimit 1906 E në vendvotimin 07R në Fakultetin Filologjisë në komunën e Prishtinës, ky vendvotim është mbyllur përkohësisht pasi një person ka asistuar më shumë se një herë votuesit për të votuar.

Në qendrën e votimit 2704 B në vendvotimin 05R në shkollën “Mustafë Venhari” në komunën e Vushtrrisë një person ka asistuar më shumë se një herë votuesit, përkatësisht në 3 raste.

Në qendrën e votimit 1104 B në vendvotimin 05R në shkollën “Ismail Qemajli” në komunën e Mitrovicës, një person ka kërkuar fletëvotimi të ri pasi ka deklaruar se ka votuar gabim. Komisioneri i ka mohuar të drejtën e votimit duke refuzuar ti ofroj fletëvotim të ri. Po në këtë qendër të votimit në vendvotimin 07R një person ka dëmtuar librin e nënshkrimeve, duke shënjuar me X emrin e një votuesi me pretendimin se ai nuk voton këtu.

Në qendrën e votimit 1911E në vendvotimin 02R në shkollën “Ismail Qemajli” në komunën e Prishtinës, një person është lejuar që të votoj me certifikatën e lindjes.

Në qendrën e votimit 0401D në vendvotimin 11R në shkollën “Abaz Ajeti” në komunën e Gjilanit, një person ka asistuar një votues duke votuar ndryshe nga vullneti i tij.

Në komunën e Prizrenit, persona me akreditim të skaduar kanë qenë prezent në vendvotim.

Në komunën e Malishevës vëzhguesit po i pengojnë votuesit për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.