Shefja e misionit të BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, ka vizuar Qendrën e Votimit në shkollën fillore “Faik Konica”, nga e cila është ndarë me përshtypje të mirë.
Ajo ka thënë se një pasqyrë më të mirë të të gjithë procesit do ta kenë tek pasi që të mblidhen përshtypjen e të gjithë vëzhguesve të BE0së, nën mbikëqyrjen e Alojz Peterles.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Më lejoni të jem e qartë, ne kemi ardhur këtu vetëm për të parë se si po shkon procesi. Ne nuk kemi ndonjë qëndrim derisa të mbledhim të gjitha përshtypjet. Nuk mund të japë ndonjë vlerësim se si ka shkuar deri tash procesi. Jam pjesë e monitorimit, dhe i gjithë vlerësimi do të bëhet përmes një komunikate”, ka thënë ajo.
Në bazë të asaj që është parë deri tani, sipas Apostolovas, procesi zgjedhor është organizuar mirë, e nuk është raportuar ndonjë parregullsi apo incident të madh.