Një qytetar i Gjakovës është shoqëruar në polici për kryerjen e veprës të fotografimit të votës.
Vëzhguesi i procesit të votimit në Gjakovë, Naser Lajqi nga OJQ “Syri i Vizionit”, që vepron në kuadër të Demokracia në Veprim për vëzhgimin e zgjedhjeve, ka thënë për korrespodentin e grupit KOHA, se ky rast është regjistruar në shkollën fillore “Yll Morina”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rreth orës 16.00 ka pas një fotografim të votës në klasën 06 të shkollës ‘Yll Morina’ në Gjakovë, për çka ka intervenuar edhe policia, e cila e ka shoqëruar në stacion qytetarin dhe atij ia ka marr edhe celularin”, ka thënë Lajqi.