Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga AKR, Agim Bahtiri, ka kryer obligimin qytetar, duke votuar sot rreth orës 11:30 në shkollën ‘Harun Beka’ në Gushavc.
Ai ka ftuar policinë dhe hetuesinë e Kosovës që të kryejnë punën e tyre sipas ligjit për shkak të siç u shpreh ai, situatës jo të lakmueshme të sigurisë në Mitrovicë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBahtiri po ashtu ka bërë thirrje të gjithë ambasadorëve të huaj që të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Mitrovicë.
“Mesazhi im është që të gjithë qytetarët, i madh e i vogël, prej 18 deri në 100 vjet, me votu, sepse është ditë e madhe për Mitrovicën… Njëkohësisht kisha me i ftu policinë dhe hetuesinë e Kosovës që ta kryejnë punën e vet në bazë të ligjit që kanë, por edhe ndërkombëtarët, të gjithë ambasadorët që të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Mitrovicë, sepse Mitrovica është në një situatë jo të lakmueshme nga aspekti i sigurisë”, ka thënë Bahtiri.