Në rrethin e dytë zgjedhor për kryetarë komunash në Kosovë, sot votohet edhe në dy komuna me shumicë serbe. Ndërsa në Kllokot ka balotazh, në Partesh votimi përsëritet, transmeton Koha.net.
Të rikujtojmë se në Partesh PZAP-i anuloi rezultatet e votimit për kryetar të komunës, të mbajtur më 22 tetor, prandaj tash ndodh rivotimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë të dy komunat kandidatët për kryetarë vijnë nga Lista Serbe dhe nga Pajtimi Popullor (Narodna sloga). Në Kllokot më 22 tetor u përkrah kandidati i Listës Serbe, Strahinja Spasiq, tani, në rrethin e dytë, ajo do të mbështesë Bozhidar Dejanoviqin, i cili nga Iniciativa Qytetare ne të gjithë qytetarët kaloi në Listën Serbe.
Në Partesh në garë janë Dragan Petkoviq nga Lista Serbe dhe Nenad Cvetkoviq nga Pajtimi Popullor.