Komunat që kanë shkuar në balotazh sot janë në heshtje zgjedhore, ndërsa, nesër në 20 komuna të Kosovës do të votohet për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Fushata e balotazhit u zhvillua në 19 komuna dhe zgjati 5 ditë, ku kandidatët për kryetarë komunash sërish kanë shpalosur programin e tyre qeverisës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë komunën e Parteshit zgjedhjet do të zhvillohen për kryetar komune, pas vendimit të KQZ-së, i cili ka konstatuar parregullsi të mëdha që kanë ndikuar në procesin e votimit të 22 tetorit.
KQZ tanimë ka bërë të gjitha përgatitjet dhe sot pritet të shpërndahen materialet jo sensitive nëpër qendrat komunale.
Përgatitjet për të ofruar siguri në ditën e zgjedhjeve i ka bërë edhe Policia e Kosovë, ndërsa, zyrat e Avokatit të Popullit do të jenë të hapura për ndonjë ankesë gjatë procesit zgjedhor