Lidhja Demokratike e Kosovës, ka shpërndarë mesazhin e presidentit të EPP-së, Joseph Daul, që në emër të Partive Popullore të Evropës, ka shprehur besimin dhe përkrahjen për LDK-në.
LDK thotë se Partitë Popullore Evropiane (EPP), pjesë e të cilës është edhe CDU e Angela Merkel, i kanë uruar LDK-së fitore në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I urojmë partisë anëtare të EPP-së, LDK-së së Kosovës, liderit të saj, Isa Mustafa, dhe të gjithë kandidatëve një fitore të fuqishme elektorale në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale”, thuhet në urimin e presidentit Daul, publikuar në rrjetet sociale, përcjell LDK-ja.
Në njoftimin e LDK-së, thuhet se Partitë Popullore Evropiane, anëtare e të cilës është LDK-ja, janë grupi më i madh politik në Bashkimin Evropian, si dhe udhëheqin shumë prej shteteve të BE-së, si Gjermaninë, Spanjën, Austrinë, etj.